Tringëllima – Linda Shaqiri
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Tringëllima
Tringëllimë,
Më e bukura e stinës,
Tringëllove muzën e puhisë,
Melodinë e shushurimës,
Gjethe zverdhur nën çati,
Për bukuri,
Rri stoli e vargut tim,
Tringëllimë!
Rrëke ujëvare,
Kafshatë e brishtë ngelur në gushë,
Zjarr i prushtë,
Shkëlqim loti llavë vullkani,
Shëtit heshtjen e oqeanit,
Fshehur nën këmishë,
Aty ku gjoksi ledhaton fjalën,
E fjala përqafon heshtjen,
Nga puthja e pamposhtur,
Lind ofshama e fjetur,
Symbyllur qëndis petk nusërie,
Në kornizën e harmonisë,
Çdo cep skalitur me re të bardha,
Lufton hijen e stuhisë,
Hyjni pa fjalë Tringëllima vet,
Buqët vargun,
Dashuri thërret!
Majlinda Shaqiri
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com