August 6, 2024

Të shkruash për vete – Moza Reçi Shehi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Të shkruash për vete.

Përse kaq vështirë të shkruash për vete?
Desha kohën dhe njëherë pas ta ktheja
Viteve të rinisë t’ju thoja me bindje:
Prap, eja!
Të thurrja çdo ditë, ëndrra të reja

Atje ku filloj jeta çdo gjë është e shkruar
Vulosur fatin me dëshmi mallkimi
Të thuash për veten jetova a s’jetova
Se kjo qe vërtetësia, ky është durimi

Përse është e vështirë të shkruash për vete?
Fjalët e shpirtit ti qëndisë në muzë
Gjilpëra e mendjes e ndryshkur nga koha
Dhe fjala se ç’më paska ngrirë në buzë

Përse e kam të vështirë të shkruaj për vete?
Për këngën që desha, kurr nuk u këndua
Në rrjeshta fjalësh fshehtësie
Në labirinte mundimesh, ndofta u harua,

E vështirë është të shkruash për vete
Të vijnë njëherësh të gjitha kujtimet
Loti të zë syrin, e s’të lë të dalë fjala
Deri sa zemra do pushoj së rrahuri
Ëndrrat e shpirtit ngelën si përralla.

Moza Reçi Shehi
Datë, 22/01/2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com