August 3, 2024

Vetmia mikja ime më e mirë – Julian Xhafa

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

VETMIA MIKJA IME MË E MIRË

Dhe në këtë nat
Gjithçka është në qetësi
Melankolia çmë kap
Filloj të shkruajë përsëri

Sdi nga t’ia nis
Sdi nga t’ia fillojë
Letrën e gris
Prap nga fillimi e vazhdojë

Pranë aty, kam shishen e veres
Dhe gotën e mbush plotë
Nga brenda dëgjoj fishkëllimat e erës
Dhe jashtë qenka shum ftohtë

Nxora paketen, dhe një cigare e ndez
Dhe gotën me verë e mar dhe e pi
Më duket se do e gdhi dhe ktë mëngjes
Duke u vërdallosur kot më kot nëpër shtëpi

Gjithsesi. . . Dhe pse kam qenë i vetmuar
Dhe ditët më keq se nata,u bënë errësirë
Asnjë çast prej meje nuk është larguar
Vetmia…… Vetmia mikja ime më e mire

Julian Xhafa

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com