Të falem atdhe për Liri e Fe – Ali Halim Tahiri
Të falem atdhe për Liri e Fe.
Kur atdheu dha kushtrimin.
Për Shqipëtari bëri betimin.
I brymosur n’ideal t’lirisë.
Ja bëri nderin gjithë Arbërisë.
Si shqiponjë flaturojë n’bunker.
Armikut i dha frigë e tmerr.
Me shpejtësi si vetëtima.
Hoxhë Januzi me gjashtë trima.
Bomba n’brez e bomba në dorë.
N’altar t’atdheut ra dëshmorë.
Trimërinë n’gjak e kish idol.
Shpejt e kujtoi trimin Mic Sokol.
U shkul guri u thy muri.
N’Shqipëri të dytë u ngrit flamuri.
Luftuanë trimat e trimëreshat
Mercenarët këtu lanë eshtrat.
Mic Sokol të dytë tani i thojmë.
Lirinë e Kosovës ta ruajmë gjithëmonë.
Në Skifteraj bashkëvendas të mi.
Tani e keni edhe një Januz të ri.
Ali Halim Tahiri
Skifteraj.Viti
Shqiperi.Veriore.
10.12.2020