August 4, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

TË NJOHA …

Më kujtohet ajo atmosferë …
Këndoja në një sallë të madhe
mbushur plot me karrige të palosura.
Fjalët e këngës vrisnin
kupolat e katedraleve.
Duke nuhatur aromën e mungesës tënde,
shihja perdet që lëvizin
bashkë me spektatorët e fshehur pas tyre.
Prozhegtorët, me sy cikllopi, vërtiteshin në heshtje
përzier me një largësi.
Një orë e madhe me fytyrë të ndryshkur
qëndronte përballë, për t’më treguar
hapat që shkelnin mbi shifra,
si duart mbi tastierë.
Si agim i heshtur shfaqet një pasqyrë e
mbi të fytyra ime.
Më dukej një takim me fytyrë të dyfishtë.
Më pas shkëputen.
Nuk kuptova cila ishte e imja.
Zëri u thye.
Prozhektorët mbyllën sytë.
Hapat e orës shtangën mbi një shifër.
Nga fundi i sallës dikush duartrokiti.
-Të njoha, -ishe ti!
Unë buzëqesha nëpërmjet kupës së trishtimit të territ.
Kur di të duash,
dallon edhe në errësirë.

[H.XH]

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com