August 4, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ëndërr
Ahh,, ëndërr e vjetër,më gjete të lodhur
Vargjet edhe shkronjat kanë marrë arratinë
Ndoshta me Jurin në hënë kanë shkuar
Dhe me dritë hëne mbuluar do vinë

Ehhh,, axhami,,më ke torturuar
Sa herë më ke plasur tokës pa mëshirë
Sa herë nga gjumi,natën më ke zgjuar
Të të kalëroja ,,sa kishe dëshirë

Vjen më përkëdhel si pupël e letë
Mbi qepallë më rri,më trazon vetminë
Veç ty të kam sonte,,ti s’më le të qetë
Rri mos u largo,,mos merr arratinë

Bashkë të shetisin,, netëve me hënë
Hënës edhe natës ti prishim qetësinë
Pa të pyesim vashat,, ç’kanë për të na thënë
Sekretet e tyre,,mbi gërma të rrinë

Të pyesim dhe malet,,borën si durojnë
Të pyesim dhe zjarrin,,botën pse e djeg
Të presim mëngjesin,,ditën që agon
Mbase Zogu shpresës,, me mëngjesin vjen

Vlorë 22/01/2022

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com