Hito Labi (Lekdushi ) – Vladimir Danaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
- Hito Labi * (Lekdushi )📖
“”””””””””””””””””””””””””””””
Male të larta në këmbë,
Një flamur përmbi shkëmbënj,
Djepet rritën djem te rëndë ,
Me armikun dhëmbë për dhëmbë.
Djem o djem që rriti nëna,
Luanët me shtatë zemra,
Hito me Barjam Prongjin,
Mbi bimbashin ata shtin.
Krisma juaj në kalldrëme ,
Ishin krisma burrërie ,
Qëlluat përbmi bimbashin ,
Përmbi xhandarët e hordhive.
Kobure e Hito Lekdushit,
Buron nga kurveleshi me derte ,
Me armikun dhëm për dhëmbë ,
Fjalë burrash kur lidhin besen.
Të kujtojm o Hito Lekdushi,
Patërjot dhe atdhetar ,
Ne pllakat të kemi shkruar ,
13 Mars 1908 ju bimbashin vrat.
Vladimir Danaj
23/01/2021
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com