August 4, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Mallë.
Si petali i luleve me vesë.
Po pres stinët,te ndërrojnë,
e si kalorës mes petaleve shumngjyrëshe, në aromë lulesh t’kalërojë.
E mallin e tokës së bukur,
ku shija kundërmon,
ta shuj,ta shuj,
siç shun kalorsi etjen,
kur në Sahara kalëron.
E i nxehti i kuqërremtë,i përzinë ëndrrat e tokës,që ai dashuron.
Të heq mendjen,e veshët ti shurdhëron.
Të lidh e të shpirtëron,
me atë,që më së shumti,
qënia njerëzore dëshiron.
Mendjen ta çakërdon e sytë të mjegullon .
Çdo shqisë e jotja nis e ëndërron.
Zemra ,në garën mall sfidon,
medalje të artë,
me meritë fiton.

Zemra ëndërron.

Zemra ëndërron,
mes flakësh kalëron.
Në tokën arbërore,djepin përkund,
atje ku u rrit në fole si pëllumb.
Atje ku shqipet këndojnë e valvisin flamur.
Atje ku shqip flet lis e gur.
Atje ku burimet te shujn etjen atdhe,
atje ku në flamur bëhet be.
Ku vashat janë Donikë e djemt Skëndërbe. …….
E shkeputur nga
“Malli që djeg”
Albina Ceka
Autore.
2021
Itali.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com