Ti bëhu frymëzim – Nezi Plaku-Velaj
Ti bëhu frymëzim
Ndëgjo, kur gulçojnë vajtimet e të mjerit,
Shikoja në sy një pikëlotin kur rrjedh,
Shiko duart që dridhen ashtu të shrira,
Në ritualin e ditës një fjalë thotë: “më fal një lek”!
Bëhu mik e shok, vëlla me fatkeqin, që kokën vendos mbi gur,
Qëndro afër tij në ditët e tija të vështira ,
Zbutja rrahjet e zëmrës, forcën e dhimbjes,
Fshija lotin që i rrjedh nga syri, jepi dashuri, jepi shpres.
Mos u tall, as mos përçmo më të dobëtin, një plak që kërkon lëmoshë,
Shpirti i tij i pa epur është përballur me vështirësitë,
Është i etur për tu ngritur mbi të gjitha motivet,
Në sytë e tij shikon humanizëm, kërkon pak shpresë.
Bëhu frymëzim për të vobektin, të pa mundurin,
Jepi kurajo të ngrihet në këtë botë mynxyrë
Të eci përpara udhëzoje: që të drejtë ta gjejë rrugën,
Jo preh e vuajtjeve, viktimë e ditve të tija zi.
Nezi Plaku Velaj
Tiranë 20. 01. 2021
Albania