Aroma jote parfum me vete… – Anila Kodra Kotroci
Ju pershendes te gjitheve miqesia ime .. Uroj te kaloni bukur diten sot …
AROMA JOTE PARFUM NE VITE …
Sa here te shkosh larg nga une ,
Tenden arome ketu ma ler,
Te enderroj neteve pa fund
Mes afshit tend gjumi t’me zere…
Ne ikje e siper nje puthje lere
Te flakeroj te murrmin qiellin tim,
Si note ne pentagram vere
Ta kem ne cdo mengjes nje zgjim….
Larg nese shkon lejome te ndjej
Epshin qe sot ta tregojne syte,
Ne cdo frymemarrje tenden gjej
Dashurine ,qe sot i thur etyd ….
Edhe kur rruges e humba veten
Kerkova pak nga aroma jote,
Sot ti shkon , pas lerma etjen ,
Ta ndjek deri ne fund te kesaj bote ….
Ik , ik dhe ler mbi buzen time
Puthje te engjellt kujtim te gjalle ,
Sa here mbremjeve dhe neper zgjime
Te shuaje zjarrin qe quhet mall…
Qerpikut te syrit qe nuk leviz
Lesho pak diell nga shpirti yt,
Terrin qe diteve fshehur ju ngjiz
Fshije me puthje ne cepa sysh ….
Pluhurin qe shpatullave me rendon
Me dore te shpirtit fshije sot,
Lehte si pupel qe nuk lendon
Se largu ti e fshin nje lot…
Me mbaj ne enderr shtrenguar ti
Ta ndjej dihatjen kur shpirti te flet,
Ta njoh dhe prek pak dashurine
Nje here aty ti kap dhe rete….
Sa here te shkosh kurre mos harro
Te ma lesh peng aromen tende ,
Pertej oqeanit dikush te do
Fle dhe zgjohet me ty ne mendje ….
Ngrin dhe loti si stalagmite
Kur endrres puthja rreshqet mbi buze,
AROMA JOTE PARFUM NE VITE
Ne leter varg nga e embla muze …
Anila Kodra Kotroci
Ancora io. 21/01/2021