August 3, 2024

Dashuria! – Albana Gjoni Semini

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Dashuria!


Dremisin, stuhi mendimesh ne fletet e jetes,
Ne kete dimer zemerak,
Rinia e viteve te mia plot dashuri,
Si det brohorasin ne fshehtesi.

Rrefehen kujtime si zambak, ne lule dhembshurie,
Nder mijera ndjenjash dashurie,
Dashuria lulezoi si lulet kur shohin diell,
Nga magjia dhe fshehtesia e mbremjes kur ndricojne yjet ne qiell.

Dashuria ne pika vese qe zgjohen ne mengjes,
Kthehen ne avuj margaritar mendimesh,
Rikthehen ne rreze te argjenda kujtimesh,
Dashuria skalitur nder vite me ndjenja enderrimesh.

Dashuria eshte sherim dhe ne ditet plot trishtim,
Cdo dite perjetojme nga nje lendim,
Por dashuria eshte ndjenje per te mbetur gjalle,
Dashuria nuk njeh moshe e as vite ne radhe.

Dashuria ka pushtuar yjet e zemres time,
Me ndjenja te larta hyjnore, te thella, kthjelltesie,
Flake e zjarr e perendise qe nuk ka mbarim,
Dashuria krenare qendron si yll perjetesie..!

Albana Gjoni Semini 27 .01.2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com