August 5, 2024

Dashuria pa emer! – Marjeta Musaraj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DASHURIA PA EMER!

Brengén e béra gjilpér
Por béra dhe lotét pa mbarim
Fillova té arrnoja dhimbjen
Mbi dashurin e rreckosur,pa fillim.

E mora méshirshém duarve,
pér méshiré fillova ta qep.
Sa filloi té frymonte arnimi,
i nxori dhémbét mé keq.

Frika mos fillonte si dikur,
ku sillte veçse dimra dhe acar.
E arnova e lashé aty mbi udhé,
o té pendohet,o té jeté si mè paré.

E mbéshtolla kujdesshém miré,
shpirtit ja vrava urrejtjen,ndjeva méshiré,
Dashuri e arnuar mbeti errésiré,
uné me diellin kam shoqériné!

Marjeta Musaraj! Mar nga libri SHTRATI I SHPIRTIT!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com