Kur shikoj…! – Silvana Cekici Rodi
Kur shikoj !!!
Kur shikoj të bukurën lule
Shpirti i brishtë sa gëzon
Si pikë vesë parfum i tyre
Ëndrat e fjetura nga gjumi zgjon
Kur shikoj të voglin zog
Bashkë me cicërimat zemra zë këndon
Pylli i heshtur fillon gjallëron
Melodi e tyre jetën të shton
Kur shikoj të kaltrin det
Sytë e lodhur relaksoj
Simfoni e ëmbël e dallgës
Bregut më bën të vallzoj
Kur shikoj lindjen e Diellit
Sa shumë atë e dashuroj
Rrezet e tij plot ngjyra jete
Pikturën natyrën e bën të frymojmë
Kur shikoj ndriçimin e hënës
Errësirën e shpirtit më largon
Mirësia e yjeve tokën mbuloftë
Ndjenjat e shpirtit na i lartësoftë
Kur shikoj njerëz të gëzuar
Dyfish zemra lumturon
Se këtë dhuratë të çmuar
Zoti njëherë ta dërgon.
28.01.2021
S.R