Miqesia ime dhe facebooku – Anila Kodra Kotroci
MIQESIA IME DHE FACEBOOKU.
Sot facebooku me kujton
C’kam shkruar nje vit me pare,
Dedikimi per ju dhe sot shkon ,
Paska qene njezet e kater Janar …
Shkuan ditet dhe viti shkon
Shtohen thinja e ndonje rrudhe,
Por buzeqeshja nuk ndryshon
Kemi ende edhe shume udhe…
Shoh facebookun lexoj ca vargje
Dedikuar per ju miqesi,
As sot s’mund ne kte urim zemre
T’ju ndaj vecas nje nga nje …
Sot si nje vit me pare
Me fjale zemre krejt ju uroj,
Jeta juaj ardhte e mbare
Cdo sekonde tju gezoje …
Ndryshe ish sivjet Janari
Por jeta serisht gulon
As covid , virus tinzari
Hapin tone dot se ndalon …
Disa dhe i trushtoi shume
Plage ju hapi neper zemra ,
Ndaj dhe nuk ju ndaj dot une
Vec e vec t’ju flas ne emra …
Ketu kemi qene bashke
E ka facebooku kete te mire ,
Shpesh ne dhimbje ishim prane
Gezimet uruam me deshire …
T’ju uroj sot qe te gjithe
Dergoj me zemer ca fjale,
Te njohur te panjohur miq
Miresite t’ju vijne vale-vale …
Shendet te mire per ju miqesi
Larg e afer kudo ju kemi ,
Paqe , gezime dhe begati
Nga Zoti bekuar per jete te jeni …
Anila Kodra Kotroci
Ancora io. 24/01/2021