Nëmani duart! – Zoica Gjolla Popi
Urime bluzave të bardha …. Heronjve të heshtur….
Shëndet të plotë të gjithë të dashurve tanë në mbarë botën,që e fituan betejën me virusin Covit -19! Zoti na ruajtë!
Poezi
Nëmani duart!
Gishtërinjtë lutës
ti ngrohim bashkë
si shpirt prej shpirti
i ulur këmbëkryq
me qerpikët e lagur
nën qepallat rënduar
në mavi rrethuar.
Prapa xhamave
në avuj ngjitur
mos shkruani
mes dhimbjesh
se jeni të trishtuar
apo të munduar!
Ëndërroni
në zgjimin e engjëjve
që aromën e temjanit
shperndajnë në ajër
veshur me oksigjen
në tringëllimën e Shpresës.
Ah ….lëndim
në bardhësi bluzëbardhash
në butësi vështrimesh
mbërthyer në keqardhje
aty ku terhiqet vuajtja
kthyer në finesën e një
fluture
në perden e mëndafshtë.
Cfarë kërkon aty vallë?
Mbahuni fort!
Besomëni
don të dalë krahëhapur
bashkë me ju!
Dehuni me pjalmin
që lulet jua afrojnë
esencë bio
përzier me lëngun e luleshtrydheve.
Vallëzoni embël
në ritëm me këmbët e tokës
mbështetur në shpatullat e qiellit.
Qeshni!
kur çapkënshe
do tia shkeli syrin Dielli!
Zoica Gjolla Popi
Albania
UK
Zoica Gjolla Popi
Dizajni nga Simon Corri.