Pse më the lamtumirë… – Alma Mehmeti
Pse më the lamtumirë…
Si hije u largove atë natë me shi,
Pa thënë më fal, pa thënë jam fajtor,
Unë në stol ulur, si copë akull rri,
Me zemrën që ta kisha mbështetur në dorë,
Katil sytë e tu, katil zëri yt,
Lotët e mi thanë gjithçka këtë natë,
Indiferentizmi mes llavës më zhyt,
Dhe unë qënia e kësaj bote e pa fat,
Më mirë zemrën të ma shkulje me dorë,
Me vdekjen time do të merrja pas,
Dashurija jote më vrau k’të Dhjetor,
Unë me zërin e pabesisë bërtas,
Të desha shumë ndaj s’të mallkoj,
Me urrejtjen e Venerës s’të godas,
Deri në vdekje unë nuk do ta harroj,
Goditjen me thikë që më dhe pas,
Hakmarrja ime,,, të vuash dhe ti si unë,
Dikush që të mësoj,
Thika dashurije,
Kur lotët ty të të rrjedhin si lumë,
Një dorë do më fshijë këto lot pafajësije..
Të duash nuk është mëkat,
Një pikëpyetje është jeta,,,
Je me fat,,, o i pa fat???
Alma Mehmeti