August 3, 2024

Shpresoj – Anila Kodra Kotroci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

SHPRESOJ …

Sa here me mendje e grisa ate leter,
Bashke me te fjalet per ty ,
Ne qindra e bera cdo centimeter,
Milimeter te gjitha germat aty …

Copash e bera dhe mallin tim,
Ate qe zemren ma zhuriti shpesh ,
Cdo pjesez e tij ish si nje kujtim,
Cdo kapilar gjaku me akuj u ndesh …

Thermuar si nje cope misernike ,
Ishte ndjenja brenda ne shpirt ,
Ti ishe ajo endrra e vjeter si relike ,
Dhe pse shkonte me agimin cdo dite…

Derrmuar mijra copa dashuria ime ,
E vrare,pa jete,pa fryme eshte tani ,
Ne mijra molekula te qenies time ,
Jeton sic jeton pa shpirt nje njeri ….

I mbledh ndonjehere copat e letres,
Ne grusht mbledh te gjithe mallin tim ,
Mundohem te fle ne nje cep te jetes,
Nata aty merr jete, jeta merr kuptim..

Ndjenjen e shpirtit e tret neper sy ,
Kujtoj ato caste dhe sa ti me deshe ,
I mbledh deshirat qe kushim te dy
Jetoj. Jeta aty nis te me qeshet ….

Nje cast behem copash, s’marr fryme ,
Pas pak frymoj si i vogel femije,
Ndizem ngadale s’ndjej ftohte e bryme
Frymoj. SHPRESOJ mengjesin tjeter ta arrij ….

Anila Kodra Kotroci
Ancora io 23/01/2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com