August 3, 2024

Të lutem më prit përsëri – Seit Paci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

TË LUTEM MË PRIT PËRSËRI

Më prit nëse vërtet ti mua më do
Jam nisur drejt teje e prapë unë po vij
Por të lutem shumë mos më mundo
Që unë të kthehem bosh përsëri

Herën e parë kur unë ty të pashë
Më beso që ngela krejtësisht i hutuar
Nuk di se përse asnjë fjalë s’ta thashë
Nuk e di vërtet se përse kam nguruar

Unë të pashë por dhe ti nuk bëre zë
Ndonëse që të dy sytë kryqëzuam ëmbël
Unë s’pata guxim e ti tash “gjumë”po flë
Unë do vij prapë por mos më shih vëngër

Unë pranë të erdha por s’pata guxim
U ktheva por kuptova që këmbët më tradhëtuan
Bashkë me gjithë trupin lëviznin me përtim
Se rrahjet e zemrës në kthim shumë u shtuan

U ktheva por pashë që skam më qetësi
Se shikimi yt shumë më kish tunduar
Ndaj drejt teje po vij unë përsëri
Se nuk dua të rri me zemër të lënduar

Më prit pra më prit me ëmbëlsinë e parë
Të lutem më prit se po vij përsëri
Mos më bëj fajtor që kemi qenë të ndarë
Se tash më erdhi guximi të vij për tek ti

Më fal që të zhgënjeva unë herën e parë
Dhe atë që ti prisje unë s’ta thashë dot
Por më beso se drejt teje po vij duke qarë
Sepse kam frikë mos të humbas prapë sot

,,,,,,SEIT PACI,,,,,25 JANAR 2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com