August 6, 2024

Dua botë njerëzore jo djallëzore – Ali Halim Tahiri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DUA BOTË
NJERËZORE JO DJALLËZORE.

Kujdes në fjalët o njeri i mirë,jepi vetit cilësinë.
Trajto mirë,me lule n’dorë shoqërinë.
Nuk ta dua mendjemadhësinë.
Edhe nese e ke aftësinë.

Mos i vrapo shumë interesit.
Gëzoju diellit t’parë,të çdo mëngjesit.
Je krijesë e veçant e universit.
Vrapo pa u ndal,pas suksesit.

Kapju respektit,e
zemër butësisë.
Dhuroj vetit e njerzimit,besushmëri.
As një herë,mos ju largo drejtësisë.
Mos të shkon syri n’lakmi,e n’pasuri.

Bëhu i dashur,për të tjerët.
Mos të rrokin para vetës,të mjerët.
Duaje gjakun tënde,të shenjtë.
Sepse trungu i votrës tuaj,është shumë i shtrenjtë.

Mos u bën hileqarë,as edhe egoist.
Se bota është e njejtë,për gjithë njerëzimin.
N’përditshmëri jetësore,bëhu optimist.
Iki urrejtjës largo mallkimin.

Tregohu në natyrë i butë.
Këndoje vetë këngën,për jetën tuaj.
Bëhu paqësor mos kërko luftë.
Zoti nuk thot,nga ti të vuaj.

Ndryshoje botën me punë.
Sepse je i dalluar,nga gjallëresat n’tokë.
Ik nga e keqja,mos përdorë dhunë.
N’trup e ke,të bukurën kokë.

Të lutem shumë o njeri.
Jepi botës gjallëri.
Mos mbaj në zemër mëri.
Jeta është shumë e shkurtërt,të mendojmë n’skllavëri.

Ali Halim Tahiri
Skifteraj.Viti
30.01.2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com