August 3, 2024

E ëmbël je gjithmonë dashuri – Seit Paci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

E ËMBËL JE GJITHËMONË DASHURI

Në krahët e tu gjatë dua të rri DASHURI
Se kështu urdhëron vetë ZEMRA
Ajo të gjithë trupin mban në GJALLËRI
Nga ajo merr komandë edhe MENDJA

Po si mund të rrimë pa u PËRQAFUAR
Nëse zemra të dyve këtë na e THOTË
Përse dashuri të rrimë të DËSHPËRUAR
Kur e dimë që dëshpërimi prodhon vetëm LOTË

Lotët janë të krypura si uji i DETIT
Ndaj nuk i duam as unë as ti DASHURI
Ndaj le të hidhemi në krahë të njëri TJETRIT
Pra të bëjmë një pakt bashkë unë e TI

Në fund të fundit kështu lindi BOTA
Nga e bukura dhe e ëmbla DASHURI
EVËS dhe ADAMIT i thanë fjalë të KOTA
Se pas tyre të gjithë të quajtën ËMBËLSI

Eh e ëmbël u linde dhe mbetesh DASHURI
Je krejt lezeti që ëmbëlson çdo ZEMËR
E kur brenda teje ka veç ÇILTËRSI
Askush s’të vë dot ty një tjetër EMËR

Ëmbëlsia jote na bën më të FORTË
Të kapërcejmë dhe pengesa e zgjidhim dhe HALLE
Jetën krejt të lumtur na e bën në këtë BOTË
Edhe kur përpara kemi kodra e MALE

,,,,,,,,SEIT PACI,,,,,,,28 JANAR 2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com