Ngazëllim – Zoica Gjolla Popi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Ngazëllim
Të ftoj në ëndërr
të flesh me mua
sytë mbyllur a hapur t’i mbajmë
ku do më dërgosh më thuaj
aty ku qielli s’u nda?
Po lëndohet një zemër e shkretë?
këmbadorazi maja malesh rropatet
ngazëllehet në prekjen e lehtë
ritmon e qeshur nuk mbahet.
Merr krahë e fluturo
diku me ty do më gjesh
paçka se syri loton
mbi mungesën e lagur të teresh.
Qëndro për pak aty
vetëpërmbajtja si flladi të tundet
nga puthja e zgjatur
formëbuzësh marrin retë e lëkunden.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com