August 7, 2024

Ati mjekërr bardhë – Ali Halim Tahiri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ATI MJEKËRR BARDHË.

Kush thot se ka vdekje,për atin Qemal sot.
Ti e Gjergji,jeni n’komb të parë.
Ju jetoni mot,e për mot.
Ju burrat e mdhenjë,t’shkëmbit mjekërr bardhë.

Nga Arbëria e lashtë,n’Krujë e në Vlorë.
Jeni n’ideal,t’popullit tonë gjithëmonë.
Dy lule të freskëta,gjithëmonë në kurorë.
Historia e jonë,me ju do lulëzonë.

Ska vdekje për ty,o Ismail Qemali.
Ikonë pavarësie,trasues i dëshmorëve.
Zemër bardhët,me forcë ideali.
Ju shkabat e flamurit,gjithëherë të nëntorëve.

Historia ju mbanë,n’fletë,të epiteteve.
Njerëzit e meritave,në ditët e veta.
Do të nderoheni,nga Shqipëtarët n’jeta.
N’sakrificë t’lavdisë,n’kohë t’identiteteve.

Ali Halim Tahiri
Skifteraj Viti
Shqipëri Veriore.
24.01.2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com