August 9, 2024

Do shkruaj! – Moza Reçi Shehi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Do shkruaj!

Për lulet kur çelin, në të ëmblën pranverë,
Vjeshtën e kemi si stinë me vlerë,
Dimrin e veshur me fustan nusërie,
Për malet që s’flasin, por vetëm dëgjojnë,
Për fushat pjellore, çdo gjë e shikojnë,
Për tokën e florinjtë, për të bukurin qiell,
Për detin kur dallgët lartë i përcjell
Për prindër të mirë, kur si kam harruar
Për njerëzit e zemrës, streh tek unë kanë zenë,
Do shkruaj pa u ndal për diell e për hënë,
Për zemrat zhuritura, për të zezat nënë,
Fëmijët i përcollën, atje në harresë,
Ata do të ngelën në zemër si kujtesë,
Do shkruaj për bujkun kur punon në arë,
Tokën lëron, e pastaj i hedh farë
Kallirin që rritet nën rrezet e diellit,
Për bukën e përditshme, për tasin e miellit,
Do shkruaj për ato, që s’kan nderë në faqe,
Për të mjerët njerëz që s’kan miell në magje,
Por, korupsionin pas e kam lënë,
Shtresat e myshkut, sytë ua kan zënë,
Për popullin tim, të mirë e punëtorë,
Me dy duar punojnë, japin me një dorë,
Do shkruaj për Zot, dorën të vejë në zemër,
Robin kur e sjell, ti jap vlerë e emër,
Shkruaj si poet, pena mos shterrojë,
Shkrimet e mia, ndofta i lexojnë,
Jeta për njerëzinë nuk është fjalë e lojë.
Moza Reçi Shehi
Datë, 01/02/2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com