Jeruzalem – Fran Tanushi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
JERUZALEM
Jeruzalem,
vend i shenjtë
nga shenjtërit braktisur,
mbete qytet.
Çfarë iu duhet shenjtëria
atyre që vuajnë
dhe vdesin për tokën e vet.
Tokë e sh(tr)enjtë
veten ripërtrinë
e nuk mplakesh.
Të shenjtë e ke veten
të shtrenjtë e ke emrin,
shenjtërive qiellin ua le.
Jeruzalem,
qytet i shpresës
shndritur nga diell e hënë.
Ndërgjegja njerëzore
shenjtërit ngatrrestarë
do t’i përzejë.
Jeruzalem,
qytet i bardhë
i vogël për një…
për të gjithë (mjaft) i madh.
Jeruzalem,
Jeruzalem.
(tempulli i braktisur)
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com