August 7, 2024

Në urën e Ardhishtës – Muça Vladimir

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Në urën e Ardhishtës
Frengji e syrit
Shpoi perden e mallit.
Faqeve të rreshkura
Loti shoi zjarrin.


Në Grykë-Rugovë
Gëdhenda me shpirt
Në shkëmb një kujtim.
Një pjese deti durrsak
Të shuaj çdo harrim.


Grykë e Cernalevës:
Aortë Arbërore,
Ku shqipja dykrenare,
Vikat tundëshëm
Nga logu në log.


Bregu i Erzenit
Me dritë gjelbëroshe
Me sjell fantazi.
Flatroj si marsiake,
Zhytem në thellesinë e tijë.


Një fije bari
Mes librave e gjeta.
Kujtimet buluan,
Livadhit të fëmijërisë
U zgjua kujtesa.


Në Gollobordë
Për dritë të fisit
Kërkund s’bie natë.
Në logun sterrë
Ndrit një kullë e xhamtë.


Syri m’u tret në vaj
Tek kroi i Doçeve;
Kërkoja gjurmët e fëmijërisë,
Gjeta një kupolë bari
Anë djerrinës, në vetmi.


Mbi Himarë,
Që në lashtësi,
Poza e Zeusit,
Vetëtima perendije
Në fllade Ilirije.


Dhe në errësire,
I vetëm po të jem,
Kur vi në vendlindje,
Rrugën e ndriçojnë
Thinjat e mija.


Kroin e Balzës
Gjithmonë e kujtoj.
Etja s’më mundon,
Dhe në shkretëtirë
Sylynjarë gjithmonë.


Sa herë kur trishtohem
Dal në Koder-Vilë.
Me lëkurë vidhi
Bëj një ta ta ta.
I bie kah vendlindja.


Rrjedhë e Erzenit
Shpirtit vorbullon.
Shkuma jote,
Mbi kokën time:
Locion vendlindjeje.


O qiell i vendlindjes
Ku je Ti…?
Në kullën Ejfel
Më mbuloi trishtimi,
Zbrita poshtë në mërzi.


Në kodrën e Tales
E ndjek me lastikë
Vain e qyqeve.
Trishtohem fort
Kur vinë në vendlindje.


Kur vajta me pushime
Në Kazablanka,
Sa i pata zili
Pelikanët Etnikë
Me çerdhet në Karavasta.


Që nga ç’varrimet
S’ka gëzim në Kosinë,
S’këndon as qyqja.
Sa të ashpra rrudhat
Në sytë e fëmijëve.
Nga vëllimi”Ekuinoks”

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com