Të duash pa frymë, pa za – Albina Ceka
Të duash pa frymë,pa za.
Të duash pa frymë, pa za.
Jep njeriu gjithçka ka.
Edhe veten e ban fli,
për të dashurin njeri.
Të duash, asht gjithësi,
Duj gru,burrë, prind e fëmi.
Duj gjysh,gjyshe e shoqni.
Duj kafsh,natyrë e bukuri.
Dashuria asht gëzim,
rreze drite gjith shkëlqim.
Dashuria asht magji,
kur e paster vjen tek ti.
Dashuria asht mërzi,
kur tradhëtin e mban n”gji.
Dashuria asht lot,
kur mendjen, se ndan dot.
Dashuria asht dhe dhimbje,
kur ka semundje e idhnime.
Dashuria asht zhgënjim,
kur personi zgjedh gabim.
Dashuria asht gjithçka
edhe pse shumë lot ka.
Të duash pa frymë, pa za.
kjo asht vlera e ksaj dynja.
Albina Ceka autore
01/02/2021.
Itali