August 3, 2024

I lehtë qoftë dheu! – Donika Gjura

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

I lehtë qoftë dheu!
*
Ah, moj shoqe si s’ja dole?
Një muaj ditë n’spital shtruar,
Kësaj flame”covid”ju nënshtrove,
Të mori jetën qoftë mallkuar..

Shoqe besnike sa më s’ka
Punëtore, bëje natën ditë,
E mençur, fjala s’të shkonte n’havá..
Nënë shembullore për fëmijët..

Mezi prisje të na vijë vera
Të shkoje te djemtë në Itali
Me çanta plot si nga hera,
Si t’gjitha nënat për fëmijët

Tridhjetë ditë me gjylpana
mjekim
Ne të pritëm t’na vish
shëndoshë,
Në mushkëri të kishte
godit,
Copë e thërrime ti bëri
shoshë..

Ahh, moj shoqe sot dy
ditë
N’banesë të fundit je
izoluar,
Të t’lejë Zoti të pestë
fëmijët,
I lehtë qoftë dheu që t’ka
mbuluar!

U prehsh në parajsën e përjetësisë shoqja e motra jonë! Xhume Bajrami!
Donika Gjura! Autor!
Dt/01/02/2021!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com