Mbi Iliri – Landri Xhemalaj
Mbi Iliri
Do të vrapojmë axhami,sonte në mesnatë
Kësaj nate të zezë t’ja prishim qetësinë
Në rrugë e lëndina plot gurë e baltë
Ti me trokun tënd,unë me penë mbi shpinë
Mos u tremb ti o dhuratë perëndie
As nga uqër ,hiena a çakallë
Ata ngrenë kurthe më shtigje pusie
Të zes sterrë si kjo natë janë
Vrapo axhami,fluturo si era
Pa frerë e yzengji do kalërojmë
Njësh me jelet do jem përhera
Troku yt errësirën të tmerrojnë
Lart do shkojmë, te mali vetëtimave
Prometheun të parin të takojmë
Shpirt ti japim ,ti heqim zinxhirët
E mbi gjithë Ilirinë të fluturojmë
Ti biem Ilirisë rreth e përqark
Mbi trojet martire të fluturojmë
Të shikojmë plagët që kullojnë gjak
E shpirtrat martirë të qetësojmë
Mos u ndal axhami honeve të errësirës
Se errësira është e pabesë dhe dinake
Vrapo drejt agimeve,dritës ,hapësirës
Tmerroi egërsirat me shtëllunga flake
Vlorë. 01/02/2021