Blu, me vdekë në sharmin tand – Albina Ceka
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Blu, me vdekë në sharmin tand .
Po të zgjedh dy ngjyra n’jetë.
Verdh e blu unë du me vdekë .
Po të dyja skam mundësi.
Te bluja du,me u shkri.
Po të zgjidhja n’lule me vdekë.
N’karajfilë doja me hekë.
Me u mbush me aromën e tij.
Aromë vdekje, mos të ndij.
Po të zgjidhja diell e hanë.
Zdu ,që vetëm të më lajnë.
Ndashni t’tyre mu mshefë.
N’ta du,lehtë me u prehë .
Po të zgjidhja qiell e tokë.
Shpirt e trup i baja një.
Dyshek,jestek e jorgan,
me fjetë në gjumë t’randë.
Nepër ngjyra e aromë,
se udhëtimin do ta marrë,
do të zgjidhja bash me bindje.
Blu me vdekë në sharmin tand.
Albina Ceka autore Albania
04/01/2019.
Itali.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com