Dashurisë – Zoica Gjolla Popi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Dashurisë
E brishta dashuri
me finesën tënde
me kurorën e mbretërisë
shenjtore mbetesh ti.
E hijshmja dashuri
në rini tē përjetshme
në vështrime të skajshme
në afshin e ngrohtë
më e paimagjinushmja ti.
Deri aty ku s’njeh vehten
në hutime ndjenjash
mes valë ëndërrimesh
në qenije të qeshur
në themele lashtësie
më e reja ti.
Në dua të rrëfehem për
fjalën e fundit
të shpirtit
je ti dashuri
nëpër horizonte do të gjej
në krahë engjësh fluturon
më bën të trishtë
por s’më mundon.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com