Errësirë – Landri Xhemalaj
Errësirë
Ahhh, errësirë…më je ulur në sofër
E kafshatën e bukës më mban shtërnguar
Me thërrime kërkon që të më ngopësh
Dritën më mban peng,si mollën e ndaluar
Ahh, errësirë o shpirt vrastare
Që ke zgjatur kudo thonjtë e paprerë
O strehë e shpirtrave mjeranë e tinzarë
O strehë kërmash që kutërbon erë
Gjej vend ku të futesh o shpirt katrane
Së shpejti vjen agu e dritë do të bjerë
Mer me vete dhe shpirtrat mjerane
Fshihu skutave e honeve të thellë
Dielli do shëndrijë mbi malet me borë
E deri tutje mbi detin e gjerë
Atje ku ti hodhe akull e brazimë
Do çelin sythet si në pranverë
E bukur është jeta pa ty errësirë
Vet zoti e kthen dimrin në pranverë
E dimë që do mundesh , dhe ti e di mirë
Prandaj mbahesh fort, me thonjtë e pa prerë
Vlorë 03/02/2021