I humburi…! – Haziz Hysa

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
I HUMBURI …..!
I strukur me sy mbyllur e qepalla të randuem.
I humburi po pushonte aty nën urë.
Dukej se edhe uji ishte i turbulluar..?
Medet more i humbur si të shkoi jeta ashtu…..?
Uji sikur përplasej me hidhërim për këmbët e urës.
Nuk rrijnë valët qetë,të humburin
Nisin e ngushëllojnë .
Ura i mbeti besnike dhe iu bë roje.
Që qent e rrugës,mos të e rrëmbejnë si preun e vet.
Rrjedh i qetë uji që të humburin mos e zgjojë.
Kështu lumi e patë përcjellë atë trup në vetmi.
Që nuk pati kush me e dërguar deri n’shpi.
Ka me vdek të nesermën,ska lot që na falë.
Mynih o7.o2.2021
Haziz Hysa
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com