August 2, 2024

Jeta ka rrugën e vështire – Haziz Hysa

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

J E T A K A R R U G E N E V Ë S H T I R Ë !

Jeta nuk të ofrohet ashtu si e do ti.
Jeta ka rrugën e vështire me plotë befasi.
Jeta është e zbrazët pa mirësi.
Pa ndërgjegjeje s’mund të jesh njeri.

Po sikur ndërgjegjen,ta kemi të shëndoshë.
Do të jemi të lumtur për miqësinë tonë.
A thua ka gjë më të bukur në jetë.
Se sa të dashurojmë me fjalë dhe me besë.

Varfëria shqiptarëve u sulej pa ndalë.
Shpëtimin duke kërkuar në dheun e huaj.
Me bindjen se mërgimi na sjellë lumturinë.
E nisëm kurbetin si rrugë e vështirë.

Çfarë të bënim s’na njihnin mirë.
Thonin se jemi me shumë fëtyra.
Na është thyer zemra kaq e kaq herë.
Duke përjetuar dashurinë në largësi.
Kurrë mos e pafsha më këtë dukuri.

Po ju them miq,kini kujdesë gjatë jetës.
Udhëkryqet e sajë s’munden me u tretë.
Gjurmët e tua do të i pshtysh e hudhë në erë.
Do të kërkosh kotë vehten si ishe njëherë.

Mynih.10.02.2021.Haziz Hysa

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com