August 7, 2024

Kosovë sy kaltroshe – Ali Halim Tahiri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KOSOVË SY KALTROSHE.

Hyjneshë e fronit t’Dardanisë.
Pushka ta dha,vulën e lirisë.
Gjaku i luftës,dritë e pavarësisë.
Thytë shtatë palë dry,n’ditë t’krenarisë.

Shtatëmbëdhjetë shkurti,n’dymijë e tetè.
Kosovë qiellit tëndë,ju ndryshuan retë.
N’Gadishullin Ilirik,lindi edhe një shtet.
Historinë ta shkruanë,në pergament.

Autoktonët e t’lashtës Dardani.
Të parët,me shtet e mbretëri.
Një popull paqësor,e pa mëri.
Jo lakmiqar,e dinak n’kusari.

Arbëri e vogël n’zemrër të Europës.
Historinë ta njohèn gjithë popujt e botës.
Gjithëmonë popull mbrojtës i votrës.
Trimëria juaj,dridhi Krajla e Sulltana t’portës.

Trimëreshë e jona e fortë si zana.
Djem e vajza kështu ju lindi nëna.
Kurrë një herë nuk u turpëruat.
Themelet e shtetit,me gjak i ndërtuat.

Kosovë po të thrret nëna e jonë.
Shqipëri na u bëfshë përgjithmonë.
Truri ju dridhtë armikut tonë.
Shqipëri u bëfshë ashtu siç ne dojmë.

Ali Halim Tahiri
Skifteraj.Viti
07.02.2021.
Mirato
Refuzo

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com