August 10, 2024

Lakmia për votat s’ka kufi ! – Haziz Hysa

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Lakmia për votat s’ka kufi !

Të lakmosh për vota në Kosovë
sikur është bërë shprehi e dukuri.
Elita politike lakminë e ka cilësi.
udhëhequr me bark e jo me kokë.

Lakmia për para e pushtet pa kufi.
Lakmia për pasurinë pa meritë.
U bënë turpi i botës me hipokrizi.
Mandatin e plotë pa e kryer asnjë qeveri.

Lakmia e tepërt e tyre s’kishe kufi.
Tani i kërkojnë nga populli votat serish.
Duke premtuar pa turp e demagogji.
Se vetëm ata janë të gatuar për Qeveri.

Sikur të mësojmë dhe ruajmë;
Kulturën tonë të votimit në kuti.
Pa meritë pragun të mos kalojnë.
Kështu vetëdijen tonë nderojmë.

Imazhin se Kosova mbijeton;
Me votat tona e shpalosim kudo.
Kështu edhe Europën e gjithë botën gëzojmë.
Kësajë radhe ndryshimin po e festojmë.

Mynih.11.02.2021.Haziz Hysa

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com