Lotët e lirisë – Ali Halim Tahiri
LOTËT E LIRISË.
Mos e lerë lotin,met dalë për mua.
Se t’dhurova dinjitet, krenari,nderë e përjetësi.
Atdheu ma kërkoi,ndjenjen mu zgjua.
E ti falem nënës Liri,të më pregaditë n’pavdekësi.
E di çë dhimbja,ta shpon shtatë pashë tokën.
Po ti merr forcën,në rrënjet e ullinjëve shekullor.
Mos ja ndalë jetës gëzimin,kur e ke epokën.
A pak po të duket,titulli im dëshmor.
Unë jam rrënjë e juaja,n’tokë.
Deri sa të jètë,kjo botë.
Nuk jam i vetëm,kemi shumë shokë.
Jemi lule lirie,me ujë n’gotë.
Merrë forcë,e jepi zemrës çelikun.
Se unë jam trimi,i majës së lisit.
Kalite syrin pa lot,e mos e dridh çerpikun.
Unë mbeta besnik i fisit,e i plisit.
Dhimbja nuk i merr,të gjithë njejtë.
Ti ishe e zgjedhura e zotit,lirisë dhe robit.
A t’dhash ty,epitet t’shejtë.
E ti mbete,shtat kështjella e globit.
Ali Halim Tahiri
Skifteraj.Viti
Shqipëri Veriore.
03.02.2021