August 10, 2024

Loti është i fundit – Moza Reçi Shehi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Loti është i fundit.

Erdhi kohë e heshtur,
Labirinteve të panjohura,
Dritaret me grila në errësirë,
I rruajta poshtë lëkurës së natës,

Gërma si hije, nga shpirti dolën,
Zinxhiri këputur në fyt të fjalës,
Zbritën ngadalë nëpër dhimbje ëndrash,
Si flladi i pranverës, kur flokun ledhaton,

Spirale me gjëmba shfaqet jeta,
Aty nuk është mbarimi,
Fjala dhunshëm godet,
Si çekan mbi gozhdë,
Hej! O njerëz!
Keni parë të lotoj zemra!?

Fjala ligshëm shpirtin lëndon,
Bashkë me lotin, syri rrjedh gjak,
Zemra vrullshën, ja dhuron,
Fjala zien si kazan mbi zjarre,
Trupin deri në palc, ta thërmon,

Syri rrokulliset ledhatar,
Askush se ka kuptuar,
Loti, shëroka dhimbje,
Në kuvendin e brëndshëm,
Të zbutka trishtimin,

Aty është fundi i mërzitjes,
Çliron zemra nga vargonjë fjalësh,
Disi, shpërlarje e kripëzuar,
Shpirtin kërkon për ta lehtësuar.

Moza Reçi Shehi
Datë, 07/02/2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com