August 3, 2024

Lule shqiperie – Maria Kuci (Dudi Hizmo)

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Lule shqiperie

Mbi supe dyfekun hedhur
shpirtin mbush me dashuri
në zemër dëshirën ndezur
kthimin me lirinë në gji
@
Ju përcolla me urimin
të ktheheni me lirinë
puthjen jua dhash ne ballë
luftoni pë Shqiperinë
@
Më nderuat në beteja
flamurin mbajtet në gji
e latë me gjakun tuaj
për atë u bëtë fli
@
E zezë ditë pse erdhi
kush thërret me zë të dridhur
kush me perqafoi fort
dhe më jep lajmin e hidhur
@
Mbahu nënë beju trime
ti je nënë heroinë
të dy djemtë e tu si yje
e dhanë jetën për lirinë
@
Këmbëzbathur mora malin
varrin trimave ti gjej
prane tyre dua te shtrihem
zemrën pranë tyre ta le
@
Me duar gërmova dheun
lotët me shkuan si lumë
në ballë jua gjeta plumbin
ju putha por flinit gjumë
@
Flini përjet bijtë e nënës
flini në altar lirie
gjaku juaj është flamur
eshte lule Shqiperie

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com