August 8, 2024

Në këtë botë – Venetike Cako Miraka

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NË KËTË BOTË

Përreth meje dëborë e akull i ngrirë,
Deborë e bardhë që vdes në errësirë,
Në këtë të ftohtë kërkoj pak ngrohtësi,
Në këtë botë ku askush s’të fal pak dashuri.

Dhe pse ti i fal gjithçka nga shpirti yt,
Dhe pse tregohesh i mirë si asnjë i dytë,
Në këtë botë ku humbet e vdes mirësia,
Ku lulëzon e rritet cmira e zilia.

VENETIKE CAKO

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com