August 6, 2024

Për ty mik – Landri Xhemalaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PËR TY MIK

Këtë poezi ja dedikoj penës së artë
të poetit vlonjat dhe mikut tim Pajtim Xhelo

Poezia jote më mrekullon miku im
Vargu yt ka klas, hijeshi e fantazi
Je si një krua me ujë të ftohtë a një burim
Që zbukuron ambjentin përreth,i jep freski

Këndon pena në dorën tënde,poet!!
Dhe kënga e saj është e ëmbël , mjaltë
Shkronjat radhë -radhë i stolis përmbi fletë
Vallen aty nisin, një valle të zjarrtë

Fluturojnë mendimet , vetë fluturojnë
Vargjet përmbi fletë rrugën e kanë marrë
Mes shkronjash e fjalësh buzëqesh e u thua
Shkoni e dëfreni ,ju qoftë rrugë e mbarë

Pena edhe vargu i buzëqeshin fletës
Së bashku të trija bëjnë një simfoni
Kullon poezia si mjalti i bletës
Gjithë nektari sajë,aromë ,velesi

Mbi fletën e bardhë hedh jodin e detit
Mbi vargun e bukur gjithë lulet e malit
Më gëzojnë shpirtin ditëve të qametit
Më kujtojnë që jam ,në botën e të gjallit

Fluturojnë xixëllonjat e tua poet
Fluturojnë e s’ndalen, bjenë dhe përmbi gurë
Dhe gurit të heshtur dritë i japin , jetë
Vallëzo penë vallëzo, fllad edhe furtunë

Ehhh,poet,poet, që je porsi bleta
Për shpirtin e zhuritur më i freskëti burim
Je si një rreze dielli mes reve të errëta
Kur rrjedhin rrëketë je një ngushëllim

Ehhh,poet ,poet , që s’kërkon shpërblim
Jeta me të drejtin s’është kurrë e drejtë
Ajo është një luftë ,do haraç,shpagim
Ti armë ke vargjet dhe shpirtin e qetë

Vlorë 09/02/2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com