August 4, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Rikthimi

Jam kthyer sot te pragu i vjetër
Aty ndihem si një zog i lirë
Si varg poezie në një copë letër
I qetë ,paqësor endem në hapësirë

Nuk di sa ditë e vite kaluar
Kam pritur të kthehem ky prag i shenjtë
Zjarrmalli në gji, thellë përvëluar
Larg fluturuar dherave të tjerë

Kokën mbështes te pragu i vjetër
Te guri i latuar me lotë ndër vite
I lumtur,i letë si flladi i erës
Me lot më nise, me mall më prite

Sa vite të tjera do ikin e vinë
Ashtu si tespijet shkuar nëpër duar
Në këtë prag të vjetër ,do dalim ,do hyjmë
Me lot në sy mallit përvëluar

Dherave nga shkova s’gjeta një të dytë
Me ty kraharuar ,jo s’mund të ketë
Hapësirës kërkova sa mu lodhën sytë
Trazuar ëndrrat, shpërndahen si retë

Vlorë 06/02/2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com