Rreze dielli në agim – Nijazi Kastrati
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
RREZE DIELLI NË AGIM
Pres e pres ca vite
Pres nje dite të mire,
Kot deri sot prita
S’ndritet kjo errësirë.
Prit më tha miku im
Prit se do vijë dita,
Terrin mbi ne shtrirë
Do e zëvendësoi drita.
Dhe drita po vie
Shoh rrezet n’agim,
Ikë mjegulla e dendur
Prehje n’shpirti im.
Rreze të ngrohta dielli
Në maje të larta duken,
Këto shungulla reje
Dalngadalë do zhduken.
Do shtrihen mbi ne
Rreze të ngrohta dielli,
Do ndriqojnë dhe yjet
Atje lartë nga qielli.
Kjo ngrohtësi shpirtrore
Kaherë na mungon,
Sa bukur njerëzimi
Ngrohtësinë do shijon!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com