Thesari im… – Afrim Hyseni
THESARI IM…
*
Nëse dhomat e shpirtit tim do vizitoje
Çfarë pretendon se do shikoje?
Cilin përbindesh mendon se fsheh?
Po të zhgenjej, por nuk më njeh.
. *
Nuk ka nevojë për të trokitur
Hyr, shih, kërko,do mbetesh e habitur.
Mure katrorë të zbrazët lyer pa ngjyra
Fotografi,të bukura por pa fytyra.
. *
Diku e hedhur afër shtratit
Eshtë një kuti e tersit, dhe fatit.
E mbushur plot është me kujtime.
Brenda e gjithë historia ime.
.*
Janë fjalët që kam thënë aty,
gjithkend që njoha, përfshirë edhe ty.
Gjithçka që bëra, e që vetëm i ëndrrova
Vendet ku shkela, dhe ku jetova.
. *
Janë zënkat tona dhe merita,
Janë puthjet netëve pa drita.
Veset e mia që aq shumë i urreve,
Mërgimi i ngadaltë i të gjitha reve.
. *
Dënimet që vuajta për ty,
Heret kur s’të pash në sy.
Jeten që pa ty jetova,
Të tjera femra që dashurova.
*
Janë dhe sekretet që s’ti kam thënë,
E amanetet që të kam lënë.
Fëmijet që atherë ne na lindën,
Epshet që vrava se nuk mu binden.
*
Ka letra, që për ty i shkrova,
Në zarfet që kurrë s’ti dërgova.
E nëse gjithcka përmbys do e kthesh,
Sekretin më të madh do gjesh.
*.
E kam fshehur në fund fare,
Po s’e zbulove, s’ke parë gjë fare.
Nxirre mes duarsh në shtërngim,
Atë më të shtrenjtin thesarin tim.
. *
Ilaçin që plagët shëronte,
Kur kjo djallë jete mua më kafshonte.
Para fytyres ngadalë afroje,
Dhe mbylli sytë, pastaj zbuloje.
*.
E kur ngadalë ta kesh zbuluar.
Veç një pasqyrë do gjesh në duar.
Do shohesh vetën, reflektim…
Se ti… ishe thesari im …
*
//Afrim HYSENI// Copyright2021