August 3, 2024

Vallëzim në shi… – Afrim Hyseni

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Vallëzim në shi…
*
Binte një shi vjeshte,
në jetën time hyre ti,
vallëzonim duke u puthur,
më quajte engjull me sytë e zi.
*
Qenien time ta fala atë ditë,
Ta dhurova dashurinë e rinisë,
po nuk e dita kurrë se fjala,
po mundëka ta vras dashurinë.
*
Gënjeve kur mu betove atë ditë me shi,
në amëshimin e dashurisë tonë,
e rrëmbeve lumturinë time,
dhe ike nga unë përgjithmonë.
*
Gënjeve kur më dhe besën,
se i vetmi për ty do të jem në jetë,
mi vodhe të gjitha ëndrrat rinore,
“të dua” kurrë më nuk do të them…
*
//Afrim HYSENI// Copyright2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com