Nanë e babë janë antikë – Albina Ceka
Autore Albina Ceka.
Nanë e babë janë antikë.
Ska si femija në kët botë.
Prindi për ta bahet copë.
I kan rrit ata në Europë,
fort i ka ndryshu kjo botë
Ka ndryshu kjo dynja.
Fëmijët t’rrit burra e gra.
nanë e babë spo din asgja,
jan antik për kët dunja.
Ka ndryshu jeta moj nanë,
Rrafin gjoksin fëmijë tanë,
zhgarravit krejt tatuazhë.
Ka ndryshu jeta mor babë.
Me femijet,jemi beku,
po kjo jet shum ka ndryshu.
Disa janë krejt respekt,
disa i dun ,gati krejt.
Nuk perputhna me idetë,
mbyll gojen prindi shkret.
Punoj nje jet hamall,
me e rrit djalin si krajl.
Mami kena veç një jet,
vajza me t’madhe bertet.
Unë du bashkëjetes,
O atë djalë,o do t’vdes.
Asht antike nana e shkret,
kjo bot po i ban siklet.
Rrinë bashkë një vit,dy vjet.
Pastaj prishen pa dert.
Nanë e babë të ulur n’cep,
bajnë çudi me fëmijët e vet.
A asht bota që po i rrenë,
apo vet, po krijojn sherrë.
Ka ndryshu jeta moj nan.
Rrahin gjoksin, lek nuk kan. Prindi pagu shkoll e shpi,
zdimë si u ban sot kto fëmi.
Për edukatë e traditë,
nuk po dun me ja ditë
Në bot tjeter ne jem rritë,
nanë e babë janë antikë.
Albina Ceka autore Albania
10/02/2021
Itali.