August 2, 2024

Sa trishtim!!! – Landri Xhemalaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sa trishtim!!!

Sa shumë shpirtra të trazuar
Sa shumë brenga e trishtim
Nën ktë qell gri të retuar
Zoti mos kërkon shpagim?

Ç’të morëm moj jetë e shkretë
Në fillim e në mbarim
Fëmijëria lum e detë
Dhe tani më ulërimë

Sa ngjyra ka vallë ylberi??
Unë veç dy shoh ,skaj më skaj
Një të zezë si pendë korbi
Një të bardhë si lotë vaji

Ku shkuan ngjyrat e tjera??
Pse sa vinë e shtohen retë??
Ç’është ky dimër kaq i zgjatur???
Pse zogjtë braktisin foletë???

Ikin zogjtë , krahët përplasin
Jo,jo,jo,ky s’është shtegtim
Zemrat ndjejnë po nuk flasin
Mbajnë një det me pikëllim

Vlorë 12/02/2021.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com