August 9, 2024

Uratë e jetës – Ali Halim Tahiri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

URATË JETËS

Mos na rëndo në shpirtë.
Se të kami vetëm një.
Nëse na lodhe ti.
Ne nuk do të jemi,hakmarrës.

Veq një ta dishë.
Se sa,na ke lodhë ti. Po aq,të kemi lodhë dhe ty.
O jetë e mirë e shkurtë.

O tokë e bekuar hileçare po,por jo edhe mizore.
Mos u hap shpesh,për neve.
Se e dijmë çë na don,ne ta ndëgjojmë,e ta dojmë erën tënde.
Nuk dojmë të rëndohesh,nga ecjet tona mbi ty.

Po ti shofmi e ndëgjojmë,bërtitjet e përditëshe.
Je trazuar,më shumë se deti.
Na trego,përse nuk je paqësore me neve.
Kush të ka rëndu,kaq shumë.

Gjallëresat mbi ty,janë të pafajshme.
Ato çdo ditë,të dhurojnë bekim.
Ndërsa njeriut dinak,falja mëkatet.
Se ne e pranojmë,çë jemi mëkatar.

O zoti ynë i gjithësisë,ne lutemi për ditë.
Çë mos t’jemi lakmiçarë,në ato gjëra çë i ke ndaluarë.
At’herë lutju tokës,çë të na trajton më mirë.
Se ti ja ke dhënë,krijesën më të mirë të quajtur njeri.

Ali Halim Tahiri
Skifteraj.Viti
Shqipëri Veriore
11.02.2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com