Mallë – Frrok Doda
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Mallë
Përplitem krevatit deri kur rrezet e diellit më bien në jastek.
Kujdesen për mua,
Merakosen si per femijen e vogel,
kur kolla e nget.
Më merr malli për mbesat,
Lakmi kam krahët e zogjve,
ti merrja per fluturim.
Kur vijnë te mua,
Mezi pres,
Turravrap shkallve,gati në te rrëzuar,u hidhem n’përqafim.
Fillojmë lojrat me mbesat lozonjare
Këpusim lule e mbledhim flutura
Me dellenje bejmë tym,
e ndezim zjarre
Na thërrasin per dreken,
Ne vazhdojme te luajmë
E se vrasim mendjen fare.
Kulmi i dashurisë,
Per gjyshrit qenkan ,
fëmijtë e femisë.
Fd (rroki) 13 shkurt 2021.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com