August 10, 2024

Pa dil ku je? – Qatip Celaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Pa dil ku je?
Oo.. shën Valentin…?
Po bërtasin të rijtë
Po bëjnë kërdinë

O o ..shën Valentin…
Dil: ku je; ..?
Po bërtasin të rejat me zërin rrufe

Bërtasin dhe të vegjlit me uturimë
Kur do të vish
Oo shën Valentinë…?

Pysin dhe pleqtë
Me qetsi
O Valentin
Kush je ta di?

Pak me nevra
Pyesin dhe plakat
Kush është ky Valentini
Thonë të varfrat?

Të rinjtë presin
Presin sa dita të dihet
Të dalin të bredhin
Çu hahet çu pihet

Të vegjlit të gëzuar
Dalin në lëndinë
Të shohin ndonjë çift
Qysh bën dashurinë

Dalin edhe plakat
Edhe çjerrin faqet
Çbëjnë kështu të rinjtë
Cipa që su plaset

Dalin edhe pleqtë
Pleqtë me mustaqe
Bëhen ziliqarë
Me të puthurat në parqe

Pak më tutje
Ca njerëz seriozë
Pyesin me kureshtje
Çështë ky zakonë

Neve jemi brezi i vjetër
Dashurinë e shprehim me një mënyrë tjetër

Pllaq e plluq nuk bëjmë për dashurinë
Të na shikonin bota
Tutje në lëndinë

Në radhë të parë
Te ne besnikëria
Nuk e njihnim
Çishte tradhëtia

Ne nuk ishim si brezi i ri
Të na shikonin bota
Qysh bënim dashuri

Dashuria kish vëndin e saj
Nuk e njihnim fjalën
Të ndaj

Shën Valentini
Një zakon i ri
Kohët e fundit
Erdhi në Shqipëri

U bëmë dhe ne
U bëmë si bota
Të bardha të zeza
Erdhën te porta

Të mos harrojmë
Zakonin e vjetër
Çifti të mos ndahet
Deri në botën tjetër

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com