Valentini – Alma Mehmeti
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Valentini
Mbi dhimbjen tënde festuam,
Një ironi për dashurinë,
Flijimin tënd harruam,
Ditë e shënuar për tradhëtinë,
Nuk dua një ditë në kalendar,
Të kujtoj dashurinë tënde,
Kur çdo ditë me thikë kam vrarë,
Trupin tënd vënde-vënde,
Martiri Valentino jetën i fali,
Dashurisë që e kish robëruar,
Në shpirt i kish hyrë ëngjëll, djalli,
Për ne u bë ditë e bekuar,
Çdo ditë është Valentin,
Çdo ditë është dashuri,
Çdo ditë mëso të duash,
Pa kushte dhe pa kufi.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com